Pronari i bankës së Katarit “Quib (QIB)”, Sheikh Yassim Bin Hamad Al Thani, ka dërguar një ofertë prej më shumë se pesë miliardë paund për blerjen e klubit anglez të futbollit Manchester United, transmeton “Sky Sports”.
“Ne dërguam një ofertë të rëndësishme për blerjen e 100 për qind të aksioneve të Manchester United. Ne duam t’i kthejmë klubit lavdinë e tij të vjetër brenda dhe jashtë fushës. Ne kemi një vizion që Manchester United të bëhet futbolli më i madh dhe më i famshëm, klubi në botë”, thuhet ndër të tjera në ofertën zyrtare të bankës së Katarit, e cila është dorëzuar në mediat britanike.
Manchester United është në pronësi të familjes amerikane Glazer, e cila më herët ka njoftuar se do të marrë oferta për blerjen e klubit anglez deri më 17 shkurt në mesnatë./FolDrejt/