Shejh Dr. Yasir Qadhi ka mbajtur kohë më parë një ligjërate shumë përmbajtësore të titulluar “Pesë pyetjet thelbësore rreth narrativës sioniste”
Ndër të tjera aty, dr. Yasir Qadhi thotë se deklarata famëkeqe Balfour e vitit 1917, në të cilën ministri i Jashtëm i Anglisë i premtoi Arthur Balfour-it, i cili ishte përfaqësuesi i Federatës Botërore Sioniste, që nëse do t’i ndihmonin ata në Luftën e Parë Botërore, Anglia më pas do ta dorëzonte Palestinën te sionistët evropianë.
“Pra, ky është një premtim i fshehtë që nëse na ndihmoni, ne do t’ju japim Palestinën dhe kush janë sionistët, është histori e gjatë këtu. Por shkurtimisht, sionizmi është një projekt evropian i nisur nga hebrenjtë laikë, jo çifutët fetarë. Në vitin 1897, Theodore Herzl dhe të tjerë ishin të parët që filluan të flasin për një shtet modern, atë që sot është Palestina. Dhe kur filluan këtë projekt, hebrenjtë fetarë në mbarë botën e refuzuan sionizmin. Kjo dihet mirë, veçanërisht hebrenjtë amerikanë nuk kishin asnjë lidhje me sionizmin. Ata nuk e mbështetën fare atë. Rabinët ortodoksë talleshin me Sionizmin, ata menduan se ishte një lloj herezie”, thotë ndër të tjera ai.
“Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, Anglia mendoi se do të ishte e dobishme nëse i premtonte Palestinën, Federatës Sioniste. Tani, kush i jep Anglisë të drejtën t’i premtojë dikujt një tokë që nuk është e tyre, një populli që nuk ka lidhje me të? Kjo është pyetja e parë dhe këtu fillon gjithçka. Mos harroni, të dashur muslimanë, mbani mend këtë statistikë të thjeshtë. Në fillim të shekullit, rreth vitit 1900, në Palestinë kishte vetëm 3% hebrenj”, thotë dr. Qadhi.
“Këta janë hebrenj arabë, ata flasin arabisht, ata jetonin në mesin e muslimanëve. Nuk ka pasur kurrë një rast të vetëm të luftës civile, të masakrave, vrasjeve, asgjë. Arabët, si muslimanë, hebrenj ose të krishterë po jetonin krah për krah derisa filloi projekti sionist”, shton tutje dr. Qadhi.
Për më tepër, këtu mund ta dëgjoni ligjëratën e plotë të dr. Qadhit: