Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Shejh Omer Tugrull Inançer, një jetë e tërë në udhën e Pejgamberit A.S

3 vjet më parë
in KULTURË, LETËR
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Shumë vështirë e kam të shkruaj dhe të gjej fjalë për të përshkruar jetën e një personaliteti i cili tërë jetën e kishte gjendje shpirtnore, madje edhe fjalët i thurte me thellësi kuptimore. Për mua është edhe më e vështirë për shkak se për së afërmi kam pasur eksperiencën e përjetimit të çasteve të ëmbla të shpirtërisë me udhërrëfyesin tim shpirtnor, me myrshidin dhe edukatorin e një numri të madh të udhëtarëve shpirtnor mysliman, shejhun e nderuar, Omer Tugrull Inançer.

Edhe nga natyra e saj, udha e tesavvufit nuk duron shumë fjalë, kërkon vepra, disiplinë, edukatë, moral dhe ndjekje të përpiktë të traditës konstituive të Pejgamberit a.s.. Kjo udhë ka synim gjallërimin e vlerave pejgamberike dhe të familjes së tij të pastër, të miqve të tij të ndershëm, të gjeneratave që kanë marrë frymë me sunetin e Pejgamberit a.s., në individin, në veten e njeriut. Çka është më e rëndësishme bartet me dashuri shpirtnore, me ashk, prej njërit në tjetrin dhe si e tillë, kërkon të ecet, të lëvizet me hapa konstante në të, për të arritur në afërsi të atyre që janë shkri me dashurinë ndaj Hakut dhe ndaj Pejgamberit a.s.. Pikërisht për këtë edhe është emërtuar si disiplinë e gjendjes shpirtërore dhe jo e fjalës. Pikërisht për këtë edhe gjendjet e miqve të Zotit, kryesisht janë shprehur në vargje, pasi vargu dhe poezia ka sens metaforik dhe mundet shumë përmasa t’i shprehë me një fjalë.

E tillë ishte edhe jeta e Efendiut të nderuar Omer Tugrull Inançer. Ai që në fëmijëri është edukuar me frymën islame dhe me dashurinë ndaj Pejgamberit a.s.. Shpeshherë kur ishim bashkë më fliste për mënyrën se si gjyshi dhe gjyshja e tij, në Bursë, ku edhe kishte lindur, e kishin bartur këtë frymë të bekuar në personalitetin e tij. Më pas, në vitet e rinisë ai ka ecur nëpër qytetet e Turqisë për të mësuar sa më shumë për udhën e përshpirtshmërisë islame. Në vitet kur ishte në fakultetin juridik, si student, më rrëfente se për çdo fundjavë ka vajtur tek myrshidi dhe shejhi i tij në Konja për të qenë afër tij dhe për t’u edukuar shpirtnisht pranë tij. Më pas, me urdhër të shejhit të vet, është transferuar në Stamboll, ku e ka vazhduar edukimin shpirtnor pranë shejhit të njohur të Tarikatit Xherrahi, Shejh Muzaffer Ozak Efendiut. Tugrull Efendiu ka qëndruar pranë tij deri në kalimin e shejhut në botën e përjetshme dhe ka shërbyer në ringjalljen e shpirtërisë dhe traditës së tesavvufit në Turqi dhe mbarë botën. Pas kalimit në botën e përjetshme të Muzaffer Ozak Efendiut në postin e Teqesë qendrore (Asitane) të Tarikatit Xherrahi, ka ardhur Sefer Dal Efendiu. Tugrull Efendiu edhe në këtë periudhë e ka vazhduar shërbimin e tij në detyra të rëndësishme në teqenë qendrore xherrahijje në Stamboll. Në vitin 1996 pas kalimit në botën e përjetshme të Sefer Efendiut në postin e shejhut të teqesë qendrore xherrahijje në Stamboll është ulur Tugrull Efendiu dhe shërbimi i tij në këtë post ka vazhduar deri në kalimin e tij në amshim më 04.09.2022.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Veçanërisht në periudhën 26 vjeçare si Shejh kryesor (postnishin) i Asitanes (teqesë kryesore) të Tarikatit Xherrahi në Karagumruk të Stambollit, Tugrull Efendiu, ka bërë që të shtohet numri i ndjekësve të këtij tarikati si në Turqi ashtu edhe në shumë vende të tjera të botës. Teqetë e hapura në periudhën e mëparme në vise të ndryshme të botës i ka gjallnuar edhe më me entuziazmin dhe njohjen fenomenale që kishte për traditën sufike islame. Krahas kësaj, Tugrull Efendiu, me urtësinë dhe punën e palodhshme ka bërë që të hapen dhe të ndërtohen edhe teqe të tjera në Turqi dhe në vise të ndryshme të botës. Ndër to bëjnë pjesë edhe teqeja xherrahijje e Novi Pazarit dhe e Tetovës.

Tugrull Efendiu, krahas kësaj, ka dhënë edhe kontribut dhe përpjekje të madhe në konsolidimin e radhëve të tesavvufit islam në mbarë botën duke ndërtuar relacione të mira edhe me teqetë e tarikateve tjera. Shembull konkret paraqesin edhe kontaktet dhe vizitat e shpeshta të tij në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Sanxhak dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Teqeja, në konceptin e Tugrull Efendiut, nuk ishte alternativë e xhamisë, por vetëm një vend i cili do të shërbente për shtimin e ibadeteve dhe forcimin e ndjenjës për ta përjetuar ibadetin dhe që ec bashkë me xhaminë. Ai ishte shumë njohës i mirë i Islamit dhe me ngulm urdhëronte dhe këshillonte për ndjekjen e përpiktë të sunetit të Pejgamberit a.s.. Në asnjë mënyrë nuk pranonte që të margjinalizohet as edhe një grimcë e detyrave dhe obligimeve Islame që urdhërohen me Kuran dhe Sunet. Edhe vetë ishte i përpiktë në gjallnimin e çdo suneti të Pejgamberit a.s.. Unë jam dëshmitar, vite me radhë në udhëtimet dhe qëndrimet e përbashkëta, që ai, edhe gjatë udhëtimeve, asnjëherë nuk preferonte të falë vetëm farzet, por i falte edhe sunetet e namazeve, e mos ta diskutojmë kur ishte në Stamboll. Tugrull Efendiu, ishte një ashik i paparë i Pejgamberit a.s.. Në çdo bisedë kur përmendej emri i Pejgamberit a.s. sytë e tij mbusheshin me lot dhe fytyra i ndriçonte me një nur të këndshëm. E dinte dhe kërkonte prej ndjekësve të tij që të mësojnë çdo imtësi të jetës së Pejgamberit a.s.. Njëherë, gjatë një bisede të përbashkët, më pati pyetur se a i di emrat e zonjave të Pejgamberit a.s.. Pasi ia thash emrat e tyre, iu mbushën sytë me lot dhe më tha: Ejvallah Haxhi Metin, ashtu dinte të më drejtohet shpesh, si mundet njeriu mos të dijë emrat e nënave të veta!

Tugrull Efendiu ishte një mostër pragmatike e jetësimit të vlerave të Islamit dhe gjithnjë pohonte se bota nuk ka alternativë tjetër përveç se ta bëjë parim shoqëror praktikën kuranore dhe traditën konstituive të të Dërguarit të Allahut xh.sh.. Gjithnjë duke patur parasysh shembujt e familjes së pastër pejgamberike, katër kalifëve të drejtë, shokëve të ndershëm të Pejgamberit a.s. si dhe të miqve të Zotit nga brezat e mëvonshëm deri në ditët e sotme.

Për ta sendërtuar traditën pejgamberike, me jetën e tij dhe këshillat që i jepte, rëndësi të veçantë i kushtonte dijes. Kishte konsideratë të veçantë për dijetarët të të gjitha profesioneve. Ai gjithnjë pohonte se myslimani dhe veçanërisht sufiu duhet të jetë më i miri në profesionin që e bën. Shkalla e parë e udhëtimit dhe edukimit shpirtëror për çdo sufi, këshillonte Efendiu i nderuar, është përsosja e profesionit të tij dhe pastaj mund të vazhdojë në fushën e metafizikës. E kishte traditë, shpesh të thotë, si mund ta bartësh në shtigjet e metafizikës një person që nuk e ka provuar veten në fushat e fizikës (lëndores)!?

Krahas dijes, Efendiu, jo vetëm ndjekësve dhe dervishëve të vet, por edhe të tjerëve, pasi kishte shumë që e dëgjonin dhe e donin dhe që nuk ishin sufi, me theks të veçantë u thoshte që duhet të disiplinohen me dashuri ndaj Allahut xh.sh. dhe ndaj Pejgamberit a.s.. Edebi (edukata, disiplina) duke patur ndër mend gjithnjë kontrollin e Allahut xh.sh. është shumë e rëndësishme  për besimtarin mysliman, këshillonte në çdo bisedë Efendiu. Pa edeb nuk ka dije, madje nuk ka as edhe fe, thoshte ai. Njeriun nga gjallesat tjera e dallon edebi dhe prandaj nëse kemi dëshirë që të kalojmë prej përmasës biologjike në atë etike, pra, prej besherit (njeri biologjik) në insan (qenie etike) duhet të sillemi sipas sunetit të Pejgamberit a.s.. “Nëse nuk jetojmë ashtu si besojmë, do të fillojmë të besojmë ashtu si jetojmë”, ishte një nga perlat që e ndriçonte diskursin dhe jetën e tij.

Kultura dhe arti kishin vend qendror në jetën dhe veprën e Tugrull Efendiut. Ai kishte një kulturë të gjerë dhe njohje fenomenale të kulturës së popujve në përgjithësi, ndërsa të myslimanëve në veçanti. Ai, edhe pse në moshë, i vizitonte vendet e ndryshme dhe aty për së afërmi e vëzhgonte kulturën e atyre vendeve. Kështu ishte edhe me trojet shqiptare. Shpeshherë kur vinte në viset tona dhe udhëtonim bashkë, i vizitonim xhamitë, teqetë, medresetë si dhe monumentet tjera të kulturës myslimane shqiptare, ai dinte të na rrëfejë shumë gjëra interesante që ne nuk i kishim dëgjuar e as hasur nëpër libra për monumentet islame në trojet shqiptare. Ata që e dinë turqishten kanë pasur mundësi që t’i dëgjojnë në programet televizive që i ka bërë me gazetarë të ndryshëm në viset e ndryshme të botës dhe veçanërisht kohëve të fundit me gazetarin dhe poetin e njohur turk, Serdar Tunxher.

Ishte njohës shumë i thellë i muzikës dhe veçanërisht muzikës fetare islame. Ai ishte kompozitor, tekstshkrues dhe ka tubuar një numër të madh të melodive të ilahive nga mbarë bota. Pastaj të njëjtave, së bashku me disa profesionistë nga ndjekësit e tij, ua ka nxjerrë notat dhe i ka kodifikuar. Këtë e ka bërë edhe me shumë ilahi dhe nefese që janë kënduar në trojet shqiptare.

Si rrjedhojë e gjithanshmërisë së tij, Tugrull Efendiu, ka qenë i preferuar nga një auditor shumë i gjerë i njerëzve. Atë e kanë dashur dhe ia kanë dëgjuar këshillat, artistë, muzicientë, mjekë, arkitektë, historianë, arkeologë dhe shumë të tjerë, madje edhe një pjesë që nuk kanë qenë praktikues të përpiktë të normave islame. Programet e tij në televizionet e Turqisë janë ndjekur me ëndje nga popullata dhe kanë pasur rejtingje shumë të larta.

Pra, ky rrëfim mund të zgjasë me faqe të tëra, nëse do të kisha hyrë të sqaroj detajet e jetës dhe veprës së Shejhit tim të nderuar Tugrull Efendiut. Por, shkurt thënë, ai ishte një urtar dhe mik i Zotit që ndriçonte me ashkun e Pejgamberit a.s.. Ky ashk dhe bindje reale (hakk-i jekin) e tij rrezatonte nga fytyra e tij dhe në trajtë mahnitëse bartej në zemrat e atyre që u drejtohej.

Ai e lëshoi këtë botë kalimtare dhe kaloi në amshim, por ama, këshillat, mënyra e veprimit dhe shpirtëria e tij do të vazhdojnë të qëndrojnë deri në përjetësi. Sa bukur, ai vetë, e formulonte këtë realitet: “ Bashkudhëtarët vdesin, por udha është gjithnjë e gjallë”, thoshte i dashuri ynë Tugrull Efendiu.

Allahu xh.sh. ia lartësoftë pozitën, ia ndriçoftë shpirtin dhe e bashkoftë me miqtë e Zotit, për të cilët i digjej zemra sa ishte në këtë botë të ndarjes…

Përktheu: Metin Izeti/Revista ‘Uji’/FolDrejt/

Tags: Revista "Uji"SHEJH ÖMER TUĞRUL İNANÇER
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

OKB: 16,150 viktima civile në Ukrainë si rezultat i luftës së Rusisë

Lajmi tjetër

Shtabi i Përgjithshëm: Forcat ukrainase zmbrapsin sulmet ruse pranë 10 vendbanimeve më 25 tetor

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM