Të paktën 27 persona janë lënduar kur një nga barrierat metalike u shemb gjatë një loje basketbolli në një sallë sportive në qytetin egjiptian “6 Tetori”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Gjatë ndeshjes së Superkupës së basketbollit mes skuadrave Al-Ittihat dhe Al-Ahli, një nga barrierat metalike në sallë u shemb dhe ndeshja u anulua pas incidentit, raportojnë mediat lokale.
Ministri egjiptian i Sportit, Ashraf Subhi tha se sipas vlerësimeve të para, incidenti ka ndodhur për shkak të një zënke mes tifozëve dhe se është ngritur një komision për të përcaktuar shkakun e saktë
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 27 personat e lënduar nga ngjarja janë dërguar në spitale dhe se janë jashtë rrezikut për jetën./FolDrejt/