Si pasojë e motit të lig si dhe paqëndrueshmërisë së tokës, është shembur një pjesë e dheut në rrugën Prizren – Prevallë.
Një gur i madh kështu është shkëputur duke bllokuar njërën pjesë të hyrjes së fshatit Bogoshevë.
Këtë mund të shihni edhe përmes kësaj fotografie, ndërsa po kërkohet nga organet kompetente që të dalin në vendngjarje për ta larguar gurin dhe t’u mundësohet qytetarëve qarkullimi në të dyja anët e rrugës.