Trupi i të riut Visar Behramit është gjetur mbrëmë pas gjashtë orë kërkimesh nën gërmadhat nga shembja e një pjese të ish-hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë.
Klan Kosova e ka siguruar një video ku shihet pikërisht momenti i shembjes të një pjese të kësaj ndërtese.
Në këtë video shihet se shembja e një pjese të ish-hotelit “Adriatiku” ka shkaktuar shumë pluhur, por edhe shumë panikë tek qytetarët.