Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë zhdukur pas shembjes së një miniere në Kinën jugore, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Presidenti kinez Xi Jinping urdhëroi një mision kërkim-shpëtimi pas shembjes së minierës, e cila ndodhi rreth orës 17:13 sipas kohës lokale.
Më shumë se 200 shpëtimtarë janë në terren dhe deri më tani një person është shpëtuar. Miniera ndodhet në qytetin e Alxa League në rajonin e Mongolisë së Brendshme. Televizioni shtetëror raportoi se kolapsi ndodhi në një bosht të operuar nga kompania e minierave të qymyrit Xinjing.
Minierat në Mongolinë e Brendshme janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të qymyrit dhe aksidentet në miniera nuk janë të rralla. Rregullat e sigurisë nuk janë marrë parasysh sa duhet.
Në dhjetor 2020, 23 minatorë vdiqën pas një rrjedhje të monoksidit të karbonit në minierë. Në janar 2021, 10 minatorë vdiqën nga një shpërthim në minierë. /FolDrejt/