Një urë e vjetër e dëmtuar nga tërmeti është shembur në qytetin bregdetar Loay në provincën Bohol në Filipine.
Ura u shemb teksa një numër i madh automjetesh ndodheshin në të, duke shkaktuar vdekjen e të paktën katër personave të bllokuar në dhjetëra automjete që ranë në lumë, konfirmuan zyrtarët të enjten, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Një turist austriak ishte mes të vdekurve dhe të paktën 23 persona, përfshirë gruan e tij, u lënduan.
Shefi i policisë së Roque, Eduardo Vega, tha se një hetim paraprak tregoi se ura ishte shembur nga pesha e automjeteve të bllokuara në një bllokim trafiku në të, duke përfshirë një kamion dërgesash të ngarkuar me rërë.
Edhe pse ura ishte dëmtuar më parë nga tërmeti, autoritetet lejuan përdorimin e saj ndërkohë që po ndërtohej një tjetër urë, tha policia./FolDrejt/