Të paktën pesë persona u plagosën kur një ndërtesë banimi katërkatëshe u shemb në Marsejë, njoftoi kryebashkiaku Benoit Payan.
Zjarri ka penguar ekipet e shpëtimit të kërkojnë viktima të tjera të mundshme, ndërsa dyshohet se shembja e objektit është shkaktuar nga një shpërthim, transmeton BFMTV.
“Ka dyshime të forta se një shpërthim ka shkaktuar shembjen e ndërtesës, por në këtë fazë duhet të jemi shumë të kujdesshëm për shkaqet e aksidentit”, tha prefekti i rajonit Bouches-de-Rhône, Christophe Mirmann, duke shtuar se shkaku mund të jetë një shpërthim gazi./FolDrejt/