Të paktën 5 persona humbën jetën dhe mbi 500 të tjerë u plagosën pas tribuna u shemb gjatë garës me dema në Kolumbi, njoftuan autoritetet lokale të dielën.
Një pjesë trekatëshe e tribunave prej druri të mbushur me spektatorë u shemb gjatë festivalit tradicional Corraleja të garës me dema të mbajtur në qytetin El Espinal që ndodhet në administratën e Tolima, rreth 146 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Bogota, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Mes kaosit pas incidentit, demi u arratis nga arena, duke shkaktuar panik në rrugët e qytetit.
Pamjet tronditëse në rrjetet sociale treguan momentin kur tribunat, të mbushura me qindra njerëz, u shembën gjatë festivalit.
Dyshohet se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet.
Në një deklaratë, Mbrojtja Civile e Tolimës tha se mes të plagosurve ka gra dhe fëmijë.
Gjithashtu raportohet se disa nga të lënduarit nuk kanë mundur të trajtohen për shkak se spitalet e qytetit ishin të mbushura me njerëz dhe është kërkuar mbështetje nga institucionet shëndetësore në rajon.
Komuna El Espinal në një deklaratë tha se ishin shumë të pikëlluar për incidentin dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë.
“Organizatat e ndihmës kanë ndërmarrë veprime. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe evakuimet vazhdojnë”, shtoi ai./FolDrejt/