Sipas mediave në Shqipëri, një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi nga Kosova ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Shëngjin.
Raportohet se drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, duke përfunduar në trotuar.
Kanë qenë banoret që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën dhe i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, transmeton Fol Drejt.
Bëhet e ditur se ai aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në rrezik për ta humbur jetën.
Mësohet se drejtuesi ishte rreth 30 vjeç dhe kishte ardhur në Shëngjin për pushime.