Mëlçia është organi qendror i metabolizmit dhe gjendra më e madhe e trupit tonë që lidhet me aparatin tretës. Mëlçia ka disa funksione: metabolizon të gjitha elementët ushqimore (yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina, kripëra minerale etj.); përmban depozitat e hekurit dhe të bakrit; Prodhon substanca për të përthithur vitaminë K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten; prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë n
Këto dhe shumë funksione të tjera që janë jetësore për të jetuar, por kur mëlçia është e infekatuar me parazitë dhe toksina ajo shfaq katër shenjat e mëposhtme:
1.Ndryshim i ngjyrës së urinës dhe feçeve: Ndryshimet e ngjyrës dhe aromës së urinës jo gjithmonë janë të lidhura me infeksionet e traktit urinar, ato mund të tregojnë gjithashtu probleme të keqfunksionimit të mëlçisë. Urina e një njeriu të shëndetshëm është në ngjyrë të verdhë të zbehtë, kurse nëse vuani nga verdhëza ajo ka ngjyrë të errët.
2. Dhimbje stomaku: Edhe pse inflamacioni i stomakut mund të ndodhë për arsye nga më të ndryshmet shëndetësore, jo rrallëherë mund të shkaktohet nga çrregullimet e funksionimit të mëlçisë.
3. Probleme me lëkurën: Parazitët dhe toksinat e shumta që grumbullohen në mëlçi ndikojnë në gjendjen e lëkurës. Në qoftë se lëkura juaj është e irrituar gjatë gjithë kohës, e thatë dhe keni vazhdimisht akne duhet të merrni në konsideratë shëndetin e mëlçisë.
4. Aciditet stomaku dhe refluks gastrik: Këto dy simptoma tregojnë zakonisht probleme me tretjen. Megjithatë, në disa raste është e nevojshme të analizoni origjinën e tyre të vërtetë, pasi ato mund të tregojnë praninë e toksinave në mëlçi.