“Temperaturat më të ulëta të këtij dimri” u regjistruan në Finlandë dhe Suedi, me termometra që treguan deri në rreth 40 gradë nën zero.
Sipas lajmit të transmetuesit suedez SVT, termometrat matën 41,6 gradë nën zero në fshatin Nikkaluokta në veri të vendit, ku jetojnë banorët vendas Sami, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Kjo është temperatura më e ulët e matur këtë dimër. Efekti i motit të ftohtë do të vazhdojë në veri”, ka thënë meteorologu i SVT-së, Nils Holmqvist.
Operatorët hekurudhorë të vendit thanë se ka pasur ndërprerje në trafikun hekurudhor për shkak të motit të ftohtë.
Në qytetin Ylivieska në Finlandën veriperëndimore, temperatura u regjistrua 37,5 gradë nën zero.
Instituti Meteorologjik Finlandez paralajmëroi se temperatura mund të bjerë nën 40 gradë nën zero në shumë pjesë të vendit.