Sot janë mbushur 50 vjet që nga themelimi i Baletit Kombëtar të Kosovës.
Në nder të këtij përvjetori, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, sonte është organizuar edhe një shfaqje, “Halili dhe Hajria”, transmeton Fol Drejt.
Në këtë shfaqje për të festuar jubileun e 50-të të baletit të Kosovës, krahas balerinëve kosovarë, po marrin pjesë edhe balerinë nga Shqipëria./FolDrejt/