Nga 19-23 tetor 2022 shënohet Java Globale e Hapjes Parlamentare – GLOW, duke pasqyruar angazhimin e parlamenteve në arritjen e standardeve globale për parlament të hapur, punën e madhe që është duke u bërë në mbarë botën për të arritur parimet e një parlamenti të hapur.
Gjatë kësaj jave, parlamentet së bashku me përfaqësuesit e OSHC-ve organizojnë aktivitete të ndryshme të cilat kontribuojnë në avancimin e punës së Kuvendit në arritjen e gjithpërfshirjes, transparencës dhe llogaridhënies, transmeton Fol Drejt.
Këtë vit, Kuvendi i Republikës së Kosovës, nëpërmjet Forumit për Transparencë, u bashkohet parlamenteve të shteteve në mbarë botën në shënimin e kësaj jave./FolDrejt/