Afrika e Jugut ka konfirmuar sot rastin e parë nga coronavirusi, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Afrikës së Jugut të Sëmundjeve Infektive.
Sipas mediave të huaja, i infektuari është një burrë 38-vjeçar, i cili kishte udhëtuar së fundmi në Itali me gruan e tij.
Raportohet se rasti i tij është duke u hulumtuar, në mënyrë që të identifikohen personat që mund të kenë pasur kontakte me të, kurse mjeku i tij personal është vetë-izoluar.