Gjykata Kushtetuese e Italisë hapi rrugën për vetëvrasje të asistuar në vitin 2019, u përball me kundërshtime të ashpra nga partitë konservatore dhe Kisha Katolike Romake, por tha se autoritetet lokale shëndetësore duhet të shqyrtojnë dhe miratojnë çdo kërkesë.
Italiani Federico Carboni, i cili mbeti i paralizuar 12 vite më parë pas një aksidenti automobilistik, ndërroi jetë sot, që është rasti i parë i vetëvrasjes së asistuar në Itali, tha Shoqata e Luka Koskionit, e cila prej kohësh ka mbrojtur legalizimin e eutanazisë.
Carboni, 44 vjeç, vdiq me anëtarët e familjes pranë shtratit të tij pasi i dha vetes drogë vdekjeprurëse me ndihmën e një makinerie të krijuar posaçërisht, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.