Çmimet e patundshmërive në Gjermani ranë për 10,2 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe që nga viti 2000.
Enti Federal i Statistikave të Gjermanisë (Destatis), publikoi të dhënat më të fundit për çmimet e banesave për tremujorin e tretë të 2023, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Çmimet e apartamenteve në vend në periudhën korrik-shtator ranë me 10,2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Kështu, rënia më e madhe u regjistrua që nga viti 2000, kur filluan të mblidheshin të dhënat për çmimet e patundshmërive.
Rënia më e madhe deri më tani është shënuar në tremujorin e parë të vitit 2023 me 6,8 për qind dhe në tremujorin e dytë të 2023 me 9,6 për qind.
Krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, çmimet e apartamenteve në vend ranë me 1,4 për qind.
Në Berlin, Hamburg, Munich, Köln, Frankfurt, Stuttgart dhe Düsseldorf, çmimet e apartamenteve ranë me rreth 9,1 për qind, kurse çmimet e shtëpive me kopshte me 12,7 për qind.