Me temperaturat që kanë arritur në 35 gradë Celsius në ditët e fundit, Kina po përjeton verën më të nxehtë që nga viti 1961, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas lajmit të CNN, në 6 muajt e fundit në vend janë regjistruar temperatura të larta rekord. Në një deklaratë nga Qendra Kombëtare për Klimën, thuhet se këtë vit në vend janë përjetuar 4 valët e të nxehtit më efektiv në krahasim me vitet e mëparshme.
Me një mesatare prej 35 gradë po përjetohet vera më e nxehtë që nga viti 1961. Temperaturat e motit të cilat në disa ditë arrijnë mbi 40 gradë, prekin mbi 200 milionë njerëz në veri të vendit.
Kreu i Administratës Meteorologjike të Kinës, Zhou Bing tha se temperaturat ekstreme janë të lidhura me dukurinë e motit El Nino dhe se për këtë arsye në muajt e verës në jug të vendit ka më shumë reshje ndërsa në veri thatësirë.
Temperaturat në veri të vendit pritet të rriten edhe më tej.
– Në jugperëndim të vendit, katastrofë përmbytjesh
Në pjesën jugperëndimore të Kinës janë zhvendosur 10 mijë persona për shkak të katastrofës e cila cilësohet si “katastrofa më e madhe e përmbytjeve në 50 vitet e fundit”.
Në katastrofën e përmbytjeve janë shembur rreth 70 shtëpi. Sipas përcaktimeve të para parashikohet se dëmet arrijnë në 79 milionë dollarë.
Deri më tani në katastrofë nuk ka patur humbje jete.