Në vitin 1517 emiri i Hexhazit ia dorëzon çelësat e Mekës, sulltanit osman Selimit I. Kjo erdhi pas pushtimit osman të Egjiptit, ku mendohet se forcat osmane gjetën një pasuri të majme të sunduesve të mëparshëm të mamlukëve.
Shërbëtori i Mekës dhe Medinës
Kur emiri i Hixhazit i dorëzoi çelësat e Mekës sulltan Selimit, ky i fundit me krenari e quajti veten “shërbëtori i Mekës dhe Medinës”.
Kur imami i atëhershëm i xhamisë së madhe te Damaskut, e quajti atë “sunduesi i Mekës dhe Medinës,” Sulltan Selimi e refuzoi këtë epitet duke e korrigjuar, “shërbëtori i Mekës dhe Medinës.”/Foldrejt.com