Disa shërbime ruse qëndrojnë pas sulmit të fundit kibernetik ndaj strukturës shtetërore të informacionit të Qeverisë së Malit të Zi.
Kjo është konfirmuar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) të cilët kanë vlerësuar se është një sulm i përmasave të mëdha dhe se ky është kulmi i një lufte hibride.
Kjo agjenci ka thënë se metodologjia e sulmit është karakteristikë e shërbimeve ruse.
Hakimin e uebfaqeve të institucioneve malazeze e ka konfirmuar edhe kryeministri në largim, Dritan Abazoviq i cili tha se qeveria e Malit të Zi është sulmuar dy herë këtë javë.
“Kjo është çështje dhe sulm shumë serioz. Sot mblidhet Këshilli për Sigurinë e Informacionit, pas kësaj kryeministri do të marrë një raport për këtë ndodhi. Po e përcjellim situatën”.
Ai nuk ka përmendur rusët, por këtë sulm kibernetik e cilëson si të motivuar politikisht.
“Sulm i motivuar politik i cili ndodhi pas votimit të mosbesimit të qeverisë”, tha Abazoviq.
Këshilli për Sigurinë e Informacionit do të mblidhet lidhur me këtë sulm kibernetik.
Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, njoftoi se i ka informuar aleatët e Malit të Zi, derisa thotë se “objektivi kryesor është struktura e autoriteteve shtetërore”./Vijesit/