Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shpallur konkurs për punësimin e pesëdhjetë grave në pozitat e zyrtareve korrektuese.
Për këtë njoftoi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, transmeton Fol Drejt.
Ajo e konsideroi të rëndësishëm për shoqërinë dhe institucionet punësimin e grave.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shpallur konkurs për punësimin e pesëdhjetë grave në pozitat e zyrtareve korrektuese.
Punësimi i grave është i rëndësishëm për shoqërinë dhe për institucionet.
Institucionet e sigurisë nuk janë vende vetëm për burrat.
Inkurajoj të gjitha gratë dhe vajzat të cilat posedojnë kriteret e kërkuara sipas konkursit që të aplikojnë nga data 28.11.2022 deri më 13.12.2022.
Suksese dhe mbarësi të gjithave!
https://md.rks-gov.net/…/A5CEC6C0-85AA-4BDB-B585… “, u shpreh Haxhiu në Facebook./FolDrejt/