Sipas palës ruse, diversantët ndërprenë funksionimin e fabrikës
Në deklaratën e saj, FSB pretendon se grupet e sabotimit shënjestruan gjashtë shtylla të tensionit të lartë të lidhur me termocentralin bërthamor Kursk më 4, 9 dhe 12 gusht, duke çuar në një “ndërprerje” të operacioneve të tij. “Në koordinim me (Gardën Kombëtare) u morën masa për të forcuar mbrojtjen e objekteve të energjisë bërthamore,” shtoi ai.
Kursk është rreth 90 kilometra nga kufiri me Ukrainën dhe është një nga disa qytete ruse ku kanë ndodhur shpërthime në rezervuarët e karburantit dhe depot e municioneve që nga pushtimi rus rreth gjashtë muaj më parë. Kievi nuk ka marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë, por i karakterizon këto ngjarje si “karma”./FolDrejt/