Shërbimi sekret kroat po shqetëson vendet fqinje me ndërhyrje në punët e brendshme, e gjitha për të diskredituar. Konkretisht bëhet fjalë kundrejt Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Sllovenisë, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në median austriake “Der Standard”.
Viteve të fundit dhjetëra boshnjakë (myslimanë) me punë në Kroaci dhe Slloveni janë shantazhuar nga shërbimi sekret kroat: kush ka refuzuar bashkëpunimin ka humbur lejen e qëndrimit në Kroaci apo është shpallur rrezik për sigurinë nacionale. Qëllimi i agjentëve kroatë ka qenë të shpikin apo zmadhojnë rrezikun nga terrorizmi islamik në Bosnjë. Pas kësaj fushate primitive të Zagrebit qëndron synimi që me çdo kusht të krijojë një republikë kroate në Bosnjë, kurse me Slloveninë të rimarrë Gjirin e Piranit.
Përveç Bosnjës, ku falë intervenimit të ministrisë së brendshme boshnjake u parandalua vendosja e armëve të zjarrit nëpër xhami – e gjithë kjo për të diskredituar Bosnjën si vend ekstremistësh muslimanë, së fundi edhe shërbimi sekret slloven ka akuzuar direkt qeverinë kroate se ka ndërhyrë në spiunazhin dhe ndërhyrjen nëpër mediat sllovene.
“E gjithë kjo tregon se Kroacia tenton një fuqi rajonale spiunazhi në gjithë tokat ish jugosllave. Tashmë është e ditur se në Kroaci ka një lidhje të ngushtë mës politikës, kapitalit dhe mediave, që mundëson të gjitha resurset strategjike të përdoren në mënyrë të ‘duhur’”, thotë politologu slloven Marko Lovec
Kryetarja kroate Grabar-Kitarović takoi para pak kohësh ish agjentin e mëparshëm kroat Bože Vukušić, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani për vrasjen e Jusuf Tatarit në 1983. Megjithatë ai u lirua në 1991, kurse në maj 1945 ai akuzohej se ishte anëtarë i partisë fashiste kroate./Foldrejt.com