Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se në komunën që ai drejton, është shëruar pacienti i parë i infektuar me Covid-19.
Lladrovci ka shkruar në Facebook se ky është një lajm i mirë për banorët e asaj ane.
”Lajm i mirë për komunën e Drenasit: Pacienti i parë i identifikuar si i infektuar nga Drenasi, pas testeve negative, është shëruar.
Komuna e Drenasit vazhdon të respektoj të gjitha rekomandimet për luftimin e përhapjes së virusit covid -19.
Kujdes po, panik jo!”.