Pacienti i parë i kontaktit të pacientit të diagnostikuar me koronavirus në Shqipëri është shëruar përfundimisht. Kjo konfirmohet nga testi i dytë i cili doli negativ ashtu si dhe i pari. Kriter për t’u vlerësuar i shëruar ishte që pacienti të dilte negativ me dy teste të njëpasnjëshme.
Sakaq konfirmohet shërimi edhe i një personi të dytë pasi i janë kryer dy teste dhe ka dalë negativ.
Kryeministri Edi Rama konfirmoi këto të reja duke theksuar se “testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero”.
Rama njoftoi gjithashtu se “del negativ dhe një pacient tjetër”.
Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagoi para pak çastesh për lajmin e mirë: “Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë.
Dy pacientë, kontakte të pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit”.
Manastirliu ka dhe një mesazh: “Por JU LUTEM KUJDES. Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës. JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI. Nëse keni shenja të sëmundjes