Një sherr me thika mes pesë vajzave të reja në Tiranë ka përfunduar për fat të mirë pa pasoja të rënda, edhe pse tri nga to kanë përfunduar në spital, por me pasoja të lehta, raporton policia.
“Pasi për motive të dobëta, gjatë një konflikti, kanë goditur me mjet prerës, shtetaset T. Xh., 22 vjeçe, A. M., 23 vjeçe dhe F. R., 23 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, ky është raporti i policisë shqiptare, përcjell FolDrejt.