Një person nga Gjakova, është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme.
Ai e kishte shitur një veturë, e cila në fakt nuk ishte e tij, transmeton Fol Drejt.
Në raport të Policisë së Kosovës thuhet:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull kosovar duke ia shitur veturën e cila nuk ishte e tij, për të cilin kishte marr rreth 3000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/FolDrejt/