Biznesmeni rus Artyom Us, i cili u arratis nga arresti shtëpiak në Itali ku u arrestua me një urdhër amerikan për shkelje të sanksioneve perëndimore, u shfaq sot në Rusi.
Artyom Us (40), djali i guvernatorit të rajonit të madh rus të Krasnoyarsk, në Siberinë lindore, u arrestua në tetor në Itali me një urdhër amerikan.
SHBA kërkuan ekstradimin e Us me dyshimin se ai kontrabandoi teknologjinë perëndimore në Rusi, duke shkelur kështu sanksionet perëndimore dhe e akuzoi atë për pastrim parash, raportoi AP, transmeton Fol Drejt.