Në 27 prill 1909 do ndodhte shfronësimi i Abdul Hamidit II nga posti i sulltanit të Perandorisë Osmane. Shumë pak muaj më pas xhonturqit jo vetëm që nuk sollën “lirinë europiane”, por edhe shpërbënë perandorina thuajse shtatëqindvjeçare.
Por kush guxoi që të shkojë te Pallati i Jilldëzit për t’ia kumtuar vendimin e shfronësimit Abdul Hamidit?
Mes debateve, xhonturqit sollën vendim: Arif Hikmeti, Aram Efendi (armen), Esat pashë Toptani dhe Emanuel Krasou-in (cifuti tepër i pasur nga Selaniku) do ishin ata që do ia kumtonin vendimin sulltanit Abdul Hamid dhe zëvendësimin e tij me vëllain e tij Mehmedi V, përcjell foldrejt.com.
Kur ata hynë në zyrën e tij ata e gjetën atë duke qëndruar i qetë. Arifi i lexoi Fetvanë atij pastaj Esat pashë Toptani erdhi përpara dhe i tha: “Populli të ka hequr nga Posti”. Abdul Hamidi u nervozua dhe i tha: “Populli më ka hequr nga posti, është në rregull… por pse ju sollët cifutin në dyert e Hilafetit?” dhe ai i tregoi me gisht ka Krasou.
Si duket kjo ishte shpagimi që mori si ‘shpërblim’ Abdul Hamidi pasi refuzoi t’ia shiste tokën hebrenjve me në kryer Teodor Herzl dhe tani ata i treguan atij se ata ishin prapa heqjes së tij.
Sulltani Abdul Hamid i cili njihet si “Sulltani i Kuq” në perëndim, kurse gëzon një respekt të veçantë te muslimanët, jetën e tij të mbetur do e kalonte në ngujim – fillimisht në Selanik dhe më pas në Stamboll./Foldrejt.com