Fol Drejt
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Shikoni sa vlerë ka Presidenti i shtetit në Maqedoninë Veriore

6 vjet më parë
in LAJME, MAQEDONIA VERIORE, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh unitetin shtetëror dhe përfaqëson vendin në skenën politike ndërkombëtare, ndërsa të drejtat dhe detyrat e tij i ushtron në bazë të dhe në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve.

Presidenti zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë. Mandati presidencial zgjat pesë vite, duke filluar nga dhënia solemne e betimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Për President të Republikës i njëjti person mund të zgjidhet më së shumti dy herë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Presidenti duhet doemos të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë, në zgjedhje të jetë së paku në moshën 40 vjeçe. President i Republikës nuk mund të zgjidhet personi i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë së paku dhjetë vite në 15 vitet e fundit.

Kushtetuta parashikon që kandidat për President të Republikës të mund të propozojnë së paku 10.000 zgjedhës ose së paku 30 deputetë.

President i Republikës zgjidhet kandidati që ka marrë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve.

Nëse në raundin e parë asnjëri kandidat për President nuk merr shumicën e nevojshme të votave, në raundin e dytë votohet për dy kandidatët të cilët në raundin e parë kanë marrë numër më të madh të votave.

Raundi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditëve nga përfundimi i raundit të parë të votimit. I zgjedhur në raundin e dytë konsiderohet kandidati që ka marrë shumicën e votave nga zgjedhësit të cilët kanë votuar, me kusht që në votim të kenë marrë pjesë së paku 40 për qind e zgjedhësve të regjistruar. Ky është censusi i nevojshëm.

Nëse edhe në raundin e dytë të votimit asnjëri nga kandidatët nuk merr shumicën e nevojshme të votave, përsëritet e tërë procedura e zgjedhjeve. Kjo do të thotë se kryetari i Kuvendit të RM-së në kompetencën e të cilit është shpallja e zgjedhjeve, duhet të fillojë procedurën me marrjen e vendimit për shpalljen e zgjedhjeve për President të RM-së.

Kodi zgjedhor parashikon që shtetasit e Republikës së Maqedonisë të cilët janë me punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit, gjegjësisht diaspora siç është më shumë e njohur, të votojnë në zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë.

Fushata zgjedhore e kandidatëve për President të Republikës së Maqedonisë fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, ndërsa edhe në raundin e parë të votimit edhe në të dytin nuk guxon të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në vetë ditën e zgjedhjeve.

Zgjedhja e Presidentit të Republikës, siç parashikon Kushtetuta, bëhet në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit paraprak. Në rast të mbarimit të mandatit të Presidentit të Republikës për çfarëdo arsyesh, zgjedhja e presidentit të ri bëhet në afat prej 40 ditëve nga dita e mbarimit të mandatit.

Para marrjes së detyrës, Presidenti i Republikës jep betimin solemn para Kuvendit me të cilin obligohet të respektojë Kushtetutën dhe ligjet.

Në rast të vdekjes, dorëheqjes, pengesës së përhershme për të ushtruar postin ose ndërprerje të mandatit sipas fuqisë së Kushtetutës, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, postin e Presidentit të Republikës e ushtron kryetari i Kuvendit.

Krijimin e kushteve për pushimin e postit të Presidentit të Republikës e përcakton Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë sipas detyrës zyrtare.

Në rast të pengesës për të ushtruar postin, Presidentin e Republikës e zëvendëson kryetari i Kuvendit.

Kur kryetari i Kuvendit e ushtron postin e Presidentit të Republikës, ai merr pjesë në punën e Kuvendit pa të drejtën e vendimmarrjes.

Të drejtat dhe detyrat e shefit të shtetit

Sipas të drejtave dhe detyrave të përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Presidenti e përcakton mandatarin për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i emëron dhe i revokon me dekret ambasadorët dhe emisarët e Republikës së Maqedonisë jashtë vendit, i pranon letrat kredenciale dhe revokuese të përfaqësuesve të huaj diplomatik, lidhë marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës, ndanë dekorata dhe mirënjohje, si dhe jep falje.

Dekretin për shpalljen e ligjeve e nënshkruajnë Presidenti i Republikës dhe kryetari i Kuvendit. Presidenti i Republikës mund të vendosë që të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit, nëse konsideron se nuk është në përputhje me Kushtetutën ose bie ndesh me marrëveshjet pozitive ndërkombëtare dhe ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend. Nëse me këtë rast Kuvendi i miraton me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, Presidenti i Republikës është i obliguar që të nënshkruajë dekretin. Presidenti i Republikës është i obliguar të nënshkruajë dekretin, nëse sipas Kushtetutës, ligji miratohet me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Në kuadër të kompetencave të Presidentit të Republikës është edhe të propozojë dy gjykatës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, dy anëtarë të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, ndërsa propozon edhe dy anëtarë të Këshillit për radiodifuzion. Presidenti e propozon edhe guvernatorin e Bankës Popullore të RM-së, të cilin më pas e emëron Kuvendi.

Presidenti i Republikës është komandant suprem i forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë, emëron dhe shkarkon kryeshefin e Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë, emëron dhe shkarkon gjeneralë. Ai është edhe kryetar i Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë dhe emëron tre vetë nga anëtarët e Këshillit. Presidenti, gjithashtu, emëron dhe shkarkon drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës, shkruan MEDIAL.

Titullin artist nacional e ndan Presidenti i Republikës së Maqedonisë, në bazë të propozimit të ministrit të Kulturës, e me mendim paraprak të komisionit.

Dispozitat të cilat kanë të bëjnë me Presidentin e Republikës së Maqedonisë janë të vendosura në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë (pjesa III – kapitulli 2 dhe në pjesë dhe kapituj të tjerë) Pasqyrë e obligimeve dhe autorizimeve të Presidentit të Republikës së Maqedonisë sipas Kushtetutës dhe ligjeve  , si edhe disa ligjeve të caktuara.

Procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë së Presidentit të Republikës inicion Kuvendi me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Për përgjegjësinë e Presidentit vendosë Gjykata Kushtetuese me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve.

Nëse Gjykata Kushtetuese vërteton përgjegjësi të Presidentit të Republikës, posti i pushon sipas fuqisë së Kushtetutës.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Përkujtohet dita e dëshmorit në Shqipëri

Lajmi tjetër

Ismail Qemali dhe Abdul Hamidi II falnin sëbashku taravinë!

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM