Reshjet e vazhdueshme të shiut ditëve të fundit, u kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa regjione të Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Disa komuna janë goditur më shumë, ndërsa uji ka depërtuar edhe në shtëpitë e qytetarëve.
Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente për shkak të situatës së krijuar. Këtë e ka bërë të ditur kryetari Ferit Idrizi në Klan Kosova. Sipas tij, deri në orët e hershme të mëngjesit kanë qenë duke i inspektuar vendet më të prekura, ndërsa ka theksuar se janë lëshuar 5 numra kontaktues për qytetarët.
Veç dëmeve materiale e infrastrukturore, sipas tij, ka edhe dëme në bujqësi.