Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale mbajtje në pronësi, posedim kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve.
Arrestimi i shtetasit kosovar U.S. (68), është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara pasi ai në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, është hasur në treg duke shitur gjëra të paautorizuara.
Policia ka njoftuar se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë konfiskuar 11 sprej, pesë shufra metalike dhe tri palë pranga.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale mbajtje në pronësi, posedim, kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve./21Media