Një botim special i ibrit për Harry Potter është shitur në ankand për 8,000 £ (më shumë se 9,100 euro), raportoi BBC të dielën.
Kjo është një kopje e rrallë e Harry Potter dhe Guri Filozofal, romani i parë në sagën letrare të krijuar nga autorja JK Rowling. Libri u shtyp në një botim të kufizuar nga botuesi Bloomsbury për të shënuar 15 vjetorin e librit të parë. U shtypën vetëm 15 kopje.
Në vitin 2012, lexuesit patën mundësinë të fitojnë një kopje duke dërguar një letër të nënshkruar ku shprehin dashurinë e tyre për Harry Potter. Një nga fitueset tani ka vendosur të nxjerrë në ankand librin, të cilin e ka mbajtur në papafingo gjatë gjithë këtyre viteve./FolDrejt/