Koleksioni i letrave dhe kartolinave të shkruara nga dora e princeshës së ndjerë britanike, Diana, është shitur në një ankand në Londër.
Këto letra, të cilat u shitën me një çmim prej 113.000 dollarësh princesha, nëna e princave William dhe Harry, ia kishte dërguar mikut të familjes, Roger Bramble. Për gati tri dekada, këto letra janë mbajtur të fshehura në një dollap në shtëpinë e familjes Bramble, ndërkaq është bërë e ditur se ato ishin shkruar ndërmjet viteve 1990 dhe 1997.