Të paktën 18 persona kanë humbur jetën nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën Sοo Paulo në juglindje të Brazilit nga e premtja deri të dielën, duke shkaktuar rrëshqitje dheu, sipas autoriteteve.
Guvernatori Zhou Doria ka njoftuar se do të shpërndahen 2.4 milionë euro për të ndihmuar 10 qytetet më të prekura të Brazilit.
Që nga fillimi i sezonit të shirave në tetor, Brazili ka pësuar dëme të mëdha, veçanërisht në shtetin Bahia (në verilindje), ku numri zyrtar i vdekjeve është rritur në 24, dhe në shtetin e Minas Gerais (juglindje), ku të paktën janë shkaktuar 19 viktima vdekje dhe mijëra banorë janë zhvendosur./abcnews.al