-Pasi i Dërguari a.s, zbriti nga shpella hira, u kthye në shtëpi me zemër që dridhej, nga ajo që përjetoj takimin e parë me melekun e shpalljeve, xhibrilin a.s. I tha bashkëshortes së vet:” U frikësova shumë” Hatixhja, Allahu qoftë i kënaqur me të ia kthehu:” Gëzohu! Betohem në Zotin se Ai nuk do të lejojë kurrë që të të ndodhë diçka e keqe sepse:
• Ty i ke ruajtur lidhjet farefisnore.
• Ke qenë gjithmonë i drejtë.
• Ke ndihmuar nevojtarët.
• Ke respektuar mysafirin dhe
• Ke ndihmuar të tjerët në raste fatkeqësish.”
-Kupto të lutem motër e nderuar se: Kur ty i mbetesh besnike natyrës tënde si vajzë, motër, nënë bashkëshorte, je themeli më premtues i betejës kundër frigës, pasigurisë, fjala yte e sinqertë e ambalazhuar me dashurinë që e ke të dalluar vetëm ty, garanton paqën shpirtërore, mban gjallë zemrat e djemve të tu, shqetësimet dhe paqa mbretëron më shpejtë në familje, shoqëri, në secilën detyrë që i ka hije natyrës tënde.
-Lëvdatat e gruas besimtare u regjistruan në biografinë e Muhammedit a.s, andaj sikur i madhi Zot dëshiron të thot: Ju jeni qetësueset e shpirtërave të trazuar, ju jeni vlersueset e vlerave morale, nëse ju sinqerisht thoni fjalën tuaj, padyshim djemt, priesit e së nesërmes do jen mbrojtësit, dhe krenaria e zemrave, shpirtërave tuaj.
-Padyshim një ambient jo të shëndetshëm familjar, shoqëror, institucjonal e përjeton keq edhe një grua, prandaj sinqerisht edhe ty mund të japish shumë, prandaj frymëmarjet që ti ka fal Zoti i madh, zemrën e mbushur me mëshirë, pozitën e shëndoshë që ke në shoqëri, shfrytëzoe për krenarinë, ardhmërinë, pastërtinë shpirtërore të brezave që vin nga nesër pasi ty je themeli në tokë si stabilizues si dhe ylli në qiell si orjentues në errësirra të kohëve moderne./Myftinia Dibër