Një aksident trafiku ka ndodhur te Qendra e Studentëve në Prishtinë.
Ky aksident ka ndodhur sot rreth orës 11:00, ku kanë pësuar lëndime dy persona, përcjell Klankosova.tv.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Ky aksident ka ndodhur rreth orës 11:00, në të janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar dy persona”, u shpreh Ahmeti.