Eksportet gjermane në Britani ranë me 2,5 për qind shtesë vitin e kaluar, vitin e parë të plotë të Brexit-it, pas rënies së madhe në 2020 në fazën e parë të pandemisë së koronavirusit.
Eksportet nga Gjermania, e cila ka ekonominë më të madhe në Evropë, arritën në 65,4 miliardë euro në vitin 2021, sipas shifrave paraprake nga Zyra Federale e Statistikave. Zyra tha se rënia, e cila pasoi një rënie prej 15,3 për qind në 2020, ishte rezultat i Brexit-it, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Britania u largua nga tregu i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe bashkimi doganor më 31 dhjetor 2020, 11 muaj pasi ishte larguar zyrtarisht nga strukturat politike të bllokut.
Midis janarit dhe nëntorit, periudhë kjo në të cilën shifrat e plota janë aktualisht në dispozicion, eksportet gjermane në Britani ishin 2 për qind më të ulëta se një vit më parë, kurse importet ishin ulur me 7,7 për qind, sipas zyrës së statistikave.
Britania ishte destinacioni i tetë për eksportet në atë periudhë, nga destinacioni i pestë në vitin 2020. Vendi zbriti nga i 11-ti në vendin e 13-të në listën e burimeve të importeve.