Po pastrohen mbetjet nga zjarri që dje kaploi barakat afër Parkut të Qytetit. Zjarri deri në themele e shkrumboi objektin e përkohshëm në të cilin deri para disa viteve ishte vendosur Gjykata për kundërvajtje. Mbetjet nga zjarri nuk i grumbullojnë shërbimet e komunës dhe Qytetit, por qytetarë që grumbullojnë hekurishte të vjetra dhe që e shesin nëpër depo. Me furgonë dhe karroca ngarkohen radiatorët e djegur dhe mbetje tjera metali që mund të shiten.
Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, mohoi informacionet se në vendin e shkrumbuar është dashur të ndërtohen objekte. Sipas planit ekzistues, aty ishte planifikuar të ndërtohej një shkollë.
Plani i ndërtimit ishte në shqyrtim në sektorin urban në Qytetin e Shkupit. Ai është kthyer në Qendër për korrigjime dhe Bogdanoviq shpreson se plani për ndërtimin e këtij objekti në vendin e zjarrit do të miratohet nga këshilli i ri komunal në Qendër. Ndryshe, toka ku ndodhen ish-barakat e gjykatës për kundërvajtje janë në pronësi të shtetit. Dje u dogj një nga barakat. Nuk dihet shkaku i zjarrit, por disa nga qytetarët që banojnë aty thanë se ka ndodhur që në objektet e braktisura të nxirren telat për të hequr bakrin prej tyre, i cili më pas shitet. Dyshohet se zjarri është bërë në këtë mënyrë – tezë të cilën dje e theksoi komandanti i zjarrfikësve të Shkupit. Policia deri më tani nuk ka informacione konkrete për shkakun e zjarrit. Edhe pjesa tjetër e barakave tashmë nuk janë jofunksionale, me dritare dhe dyer të thyera. Raporton Alsat.mk percjell Foldrejt.com