Twitter Inc ka bërë shkarkime të mëtejshme në ekipet e saj të sigurisë që merren me moderimin e përmbajtjes globale dhe në një ndarje që merret me gjuhën e urrejtjes dhe ngacmimet, raportoi Bloomberg të shtunën.
Pati të paktën një duzinë shkarkimesh të premten në mbrëmje në zyrat e kompanisë në Dublin dhe Singapor, raportoi Bloomberg News, duke cituar burime të njohura me këtë çështje.
Në mesin e atyre që u pushuan nga platforma sociale e blerë nga Elon Musk janë Nur Azhar Bin Ayob, një i punësuar relativisht i fundit me përgjegjësi për rajonin e Azi-Paqësorit dhe Analuisa Dominguez, drejtoreshë e lartë e politikave të të ardhurave në Twitter, raportoi Bloomberg.
Punëtorët që merren me dezinformata, pretendime globale dhe media shtetërore në Twitter u pushuan gjithashtu.
Zëvendëspresidentja e besimit dhe sigurisë e Twitter, Ella Irwing, konfirmoi për Reuters se Twitter kishte bërë disa shkarkime të premten mbrëma, por nuk bëri të ditur detaje. “Ne kemi mijëra njerëz në ekipet e sigurisë dhe besimit që punojnë në moderimin e përmbajtjes dhe nuk ka pasur shkurtime për ekipet që e bëjnë atë në baza ditore,” tha ajo me email.
Disa shkurtime, shtoi ajo, ishin në zona jo mjaft të mëdha për zhvillim të mëtejshëm ose ku kishte kuptim të konsolidoheshin.
Twitter pushoi nga puna rreth 3700 punonjës në fillim të nëntorit për shkak të masave të shkurtimit të kostove të Musk, dhe qindra u larguan më vonë.
Kompania u godit gjithashtu muajin e kaluar nga një padi që pretendonte se Twitter Inc kishte në shënjestër në mënyrë disproporcionale punonjëset femra për shkarkime./FolDrejt/