I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, po konsideron se Qeveria Kurti, duhet të shkarkohet në mënyrë emergjente, shkruan Fol Drejt.
Në një status të publikuar para disa minutave, Haradinaj ka thënë se kjo është “një emergjencë kombëtare”.
“zbuluar dhe i kapun në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi; I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni” – ia ka numëruar ai disa nga dobësitë.
Prandaj, sipas Haradinajt, shkarkimi i tij është një “urgjencë” kombëtare:
“I zbuluar dhe i kapun në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi;
I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni;
I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë;
I kapun në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri;
S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti.
Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare!”