Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy ka shkarkuar ligjvënësit demokratë, Adam Schiff dhe Eric Swalwell nga Komiteti i Inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve.
Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, republikani McCarthy njoftoi se demokratët Schiff dhe Swalwell u pushuan nga postet e tyre në Komitetin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në postimin e tij, McCarthy shprehu vendosmërinë e tij për të transformuar Komitetin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve në një mjedis të ndershëm dhe të besueshëm në mënyrë që të rifitonte besimin e popullit amerikan.
Në një letër drejtuar kreut të ri të demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, McCarthy tha se “abuzimi” i Komitetit gjatë katër viteve të fundit ka dëmtuar rëndë misionet e tij kryesore të sigurisë kombëtare dhe të mbikëqyrjes dhe ka dështuar të ngjallë besimin e publikut.
Në vitin 2021, demokratët hoqën ligjvënësen republikane Marjorie Taylor Greene, e njohur për mbështetjen e saj të fortë ndaj ish-presidentit Donald Trump, nga detyrat e Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për “përhapjen e retorikës raciste” dhe “përhapjen e teorive konspirative”./FolDrejt/