Antonio Conte, trajneri i njohur italian, nuk është më trajner i Tottenhamit.
“Ne njoftojmë se Antonio Conte është larguar nga klubi me pëlqim reciprok. Në sezonin e tij të parë në klub ne u kualifikuam në Ligën e Kampionëve. Falenderojmë Antonion për kontributin e tij dhe i urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen. Cristian Stellini do të jetë kreu trajner deri në fund të sezonit”, ka shkruar Tottenham në faqen zyrtare.
Edhe presidenti Daniel Levy kishte një mesazh:
“Na kanë mbetur edhe 10 ndeshje të ligës në të cilat po luftojmë për një vend që të çon në Ligën e Kampionëve. Të gjithë duhet të tërhiqemi në atë drejtim. Të gjithë duhet të bëjnë më të mirën”, ka thënë ai, transmeton Fol Drejt