Aeroporti në qytetin Dnipro, në Ukrainën qendrore, është shkatërruar, njoftoi guvernatori rajonal.
Në njoftimin e tij në Telegram, guvernatori i rajonit të Dnipropetrovsk, Valentin Reznichenko, konfirmoi se aeroporti dhe infrastruktura përreth u goditën nga raketa, shkruan BBC, përcjell FolDrejt.
Qyteti i Dnipro është bërë një qendër logjistike për furnizim dhe kujdes mjekësor, dhe Ukraina lindore dhe perëndimore kalojnë përmes tij, falë lidhjeve të shumta të trafikut përgjatë lumit Dnieper, gjë që e bën atë një objektiv të mundshëm të forcave ruse që devijojnë vëmendjen në Ukrainën lindore./FolDrejt/