Një zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes tha se forcat ajrore ruse goditën dy qendra komanduese dhe 53 pozicione të ushtrisë ukrainase, duke eliminuar 300 ekstremistë dhe duke shkatërruar rreth 50 njësi të pajisjeve ushtarake.
Një zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov, prezantoi sot të dhëna të reja nga fronti i Donbasit dhe konfirmoi se forcat ruse, duke përdorur raketa me precizion të lartë, shkatërruan një depo të madhe armësh të forcave ukrainase në fabrikën në Krivoy Rog, Dnipropetrovsk, transmeton Fol Drejt.
Mjetet e mbrojtjes ajrore ruse rrëzuan një Su-25 ukrainas dhe katër dronë, dhe raketat e lëshuara nga ajri goditën tre qendra komanduese, 25 pozicione të ushtrisë ukrainase, tre depo municionesh, radar dhe sistemin raketor Osa-AKM”, tha Konashenkov./FolDrejt/