Ministri Xhelal Sceçla ka njoftuar se pas një aksioni të policisë, është asgjësuar një laborator i substancave narkotike, raporton Fol Drejt.
“Është shkatërruar me sukses laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi” – ka shkruar Ministri Sveçla, duke e shoqëruar njoftimin edhe me video e foto.
Ky është postimi i tij i plotë:
Është shkatërruar me sukses laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi.
Nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane) si dhe janë sekuestruar 50kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar.
Angazhimi ynë në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim.