Sistemi ukrainas i raketave anti-ajrore u shkatërrua.
Të paktën kështu pretendon ministria ruse e mbrojtjes që publikoi pamjet e sulmeve te artilerisë së rëndë nga toka, qielli e deti.
Madje për të lehtësuar komunikimin ndërmjet anijeve detare dhe avionëve ushtarakë, rusët lansuan në hapësirë një raketë me shkronjën Z.
Ky simbol i mbështetjes ruse për luftën në Ukrainë të martën u ngjit nga porti hapësinor Plesetsk në veri të Rusisë, dhe do të operohet ekskluzivisht nga Ministria e Mbrojtjes.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur t’i shpërblejë trupat e përfshirë në pushtimin e Ukrainës. Nga e mërkura ata do të gëzojnë benefite të shumta shtetërore.
Kjo pasi parlamenti rus miratoi një ligj për luftëtarët të cilëve u takon paga mujore, lehtësime tatimore, zbritje në shërbimet komunale, qasje preferenciale në trajtim mjekësor, etj.