Daily Mail britanik raporton se shkencëtarët e Pentagonit që punojnë në një njësi sekrete të ngritur në kulmin e Luftës së Ftohtë kanë krijuar një mikroçip që do të futet nën lëkurë, i cili do të zbulojë infeksionin COVID-19 dhe një filtër revolucionar që mund të largojë virusin nga gjaku. Ndërsa pacienti është i lidhur me një aparat dialize.
Ekipi në Agjencinë e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes (DARPA) ka punuar për vite me radhë për të parandaluar dhe dhënë fund pandemive. Ata vlerësojnë problemet dhe vijnë me zgjidhje të zgjuara, të cilat nganjëherë duket se janë shfaqur në një film fantastiko-shkencor sesa në një laborator në botën reale.
Mikroçipi është sigurisht një shqetësim për disa, pasi shumë njerëz kanë frikë se një agjenci qeveritare do t’i përcjell ata në detale. Koloneli në pension Matt Hepburn, një mjek i sëmundjes infektive të Ushtrisë që drejtoi përgjigjen e DARPA ndaj pandemisë, tregoi një xhel të ngjashëm me indet i bërë për të kontrolluar vazhdimisht gjakun tuaj.