Shkencëtarët gjermanë kohët e fundit emëruan një lloj bakteri që vrasin kërpudhat sipas aktorit Keanu Reeves, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Siç thuhet në njoftimin për shtyp, një lloj bakteri me emrin e aktorit Keanumicina lufton kundër sëmundjeve kërpudhore të bimëve dhe kërpudhave patogjene për njerëzit. Është i padëmshëm për bimët dhe qelizat njerëzore, gjë që e bën atë një alternativë miqësore me mjedisin ndaj pesticideve kimike.
“Lipopeptidet vrasin aq efektivisht sa i kemi emërtuar sipas aktorit Keanu Reeves, sepse ai është gjithashtu jashtëzakonisht vdekjeprurës në rolet e tij,” tha Sebastian Götze, një studiues në Institutin gjerman të Leibniz për Kërkimin e Produkteve Natyrore dhe Biologjinë e Infeksioneve.
Ky emër, i cili u zgjodh nga shkencëtarët gjermanë, u botua në janar të këtij viti në revistën e American Chemical Society, dhe u bë sërish kryefjalë pasi një nga fansat e Reeves e pyeti aktorin se çfarë mendonte për të.
Reeves bëri shaka me atë rast dhe u përgjigj se duhet ta kishin emërtuar këtë lloj bakteri sipas rolit të tij si John Wick. Ky aktor kanadez pesëdhjetë e tetë vjeçar më në fund falënderoi shkencëtarët për gjithçka që ata bëjnë me kërkimin e tyre. /FolDrejt/